Francë – Fabrika “Renault” mund të mbyllet plotësisht

Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire tha se marka franceze e automjeteve “Renault” po përballet me probleme serioze financiare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe mund të mbyllet plotësisht.

1422386
Francë – Fabrika “Renault” mund të mbyllet plotësisht

Ministri Bruno Le Maire në një prononcim për radion “Europe 1” dha deklarata rreth “Renault”.

Ai theksoi se “Renault” përballet me probleme serioze financiare për shkak të pandemisë, duke treguar se fabrika mund të mbyllet plotësisht.

Le Maire potencoi se duhet vepruar urgjentisht, duke shtuar se “Renault” mund ta tejkalojë këtë.

Në deklaratën për gazetën "Le Figaro" ministri francez " bëri të ditur se kompania franceze e automjeteve ka kërkuar mbështetje financiare prej 5 miliardë eurove.

Për shkak të COVID-19 shitjet totale në tregun e automjeteve në Bashkimin Evropian (BE) në prill pësuan një ulje prej 76,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019

 


Lajme të ngjashme