“Turkish Airlines” shtyn sërish fillimin e flurimeve

Shoqëria ajrore turke “Turkish Airlines” (THY) ka njoftuar se vendimin për ndërprerjen e fluturimeve të saj për shkak të Covid-19 e ka shtyrë deri më 4 qershor për linjat e brendshme dhe deri më 10 qershor për linjat ndërkombëtare.

1420944
“Turkish Airlines” shtyn sërish fillimin e flurimeve

Sipas një njoftimi të kompanisë (THY) është zgjatur afati i vendimit për ndërprerjen e fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

Në kuadër të kësaj THY ka pezulluar fluturimet e brendshme deri më 4 qershor, ndërsa ato ndërkombëtare deri më 10 qershor.

Gjithashtu në suazën e masave të marra pasagjerët bagazhin e dorës tani më nuk do ta bartin më me vete në kabinë gjatë fluturimeve; këto bagazhe do të pranohen bashkë me bagazhin e dorëzuar nga pasagjeri.

E drejta për 8 kg bagazh dore do t’i shtohet të drejtës për bagazhin e dorëzuar. Në kabinë mund të merret me vete çanta e dorës.

Në një deklaratë të mëhershme THY kishte njoftuar se vendimin për ndalimin e fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare e kishte shtyrë deri në datën 28 maj.



Lajme të ngjashme