ShBA do t’i dhurojë Rusisë 200 respiratorë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thotë se ShBA-ja është "lideri global" për dhurimin dhe ndihmën e ofruar në luftën kundër pandemisë dhe se ata planifikojnë të dërgojnë 15.000 respiratorë në 60 vende të botës.

1421060
ShBA do t’i dhurojë Rusisë 200 respiratorë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se 200 respiratorë do t'i dhurohen Rusisë për t’u përballur me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19).

Pompeo bëri një deklaratë përmes llogarisë së tij në rrjetin social «Twitter» në lidhje me ndihmat mjekësore që bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në kuadër të luftës globale me pandeminë Covid-19.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thotë se ShBA-ja është "lideri global" për sa i takon dhurimit dhe ndihmave në luftën kundër pandemisë dhe se ata planifikojnë të dërgojnë 15.000 respiratorë në 60 vende të botës.

Ne mbështesim gjithashtu edhe Rusinë”,- shkruan Pompeo në «Twitter» dhe shton:

"ShBA-ja do t’i dhurojë popullit rus 200 respiratorë prodhim amerikan”.

Muajin e kaluar Rusia kishte dërguar në ShBA një avion ushtarak tip “AN-124” të ngarkuar me ndihma mjekësore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov kishte deklaruar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e kishte pranuar me “falënderime” mbështetjen e Rusisë, por pala amerikane kishte deklaruar më pas se materialet mjekësore në fjalë nuk kishin qenë dhuratë, ato ishin blerë në bazë të një marrëveshjeje.



Lajme të ngjashme