Ersoy: Turizmi i brendshëm në Turqi mund të fillojë në 28 maj

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dha mesazhin se turizmi i brendshëm mund të fillojë në 28 maj.

1418751
Ersoy: Turizmi i brendshëm në Turqi mund të fillojë në 28 maj

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dha mesazhin se turizmi i brendshëm mund të fillojë në 28 maj.

Ersoy bëri deklarata në lidhje me këtë çështje në një kanal televiziv privat në nënprefekturën Bodrum të rrethit Mugla.

Ai theksoi se në shumë vende janë bërë rregullimi në kuadër të masave të marra kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) dhe nëse nuk do të ketë probleme në Turqi pritet të fillojë turizmi i brendshëm më 28 maj ndërsa nga mesi i muajit qershor mund të fillojë turizmi i jashtëm për disa vende.

Ministri Ersoy tha se ata që kanë bërë testin në vendin e tyre do të mund të vijnë lehtësisht në Turqi, ndërse për ata që nuk e kanë bërë testin, Ministria turke e Shëndetësisë do të japë shërbim në këtë fushë.

Ai nënvizoi se në fillim të muajit qershor në aeroportet që presin shumë turistë të huaj do të hapen qendrat e testeve për koronavirusin.  

 


Lajme të ngjashme