Namibia ndalon blerjen e makinave të reja për politikanët

Qeveria e Namibisë ka njoftuar një ndalim 5-vjeçar të blerjes së makinave të reja për politikanë të lartë dhe zyrtarë qeveritarë, me qëllim për t’i ndihmuar ata të financojnë luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

1417763
Namibia ndalon blerjen e makinave të reja për politikanët

Mediat lokale raportuan se zëdhënësi i Presidencës, Alfredo Hengari ka deklaruar se presidenti i vendit ka urdhëruar që flota e makinave të qeverisë së vendit të mos ndryshohet për periudhën 2020-2025.

"Asnjë makinë e re nuk do të blihet nga anëtarët e ekzekutivit dhe bartësit e posteve publike në qeverinë namibiane", tha Hengari.

Namibia ka raportuar 16 raste me koronavirus, pa asnjë vdekje dhe 12 të shëruar.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OKB) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4,5 milionë, me mbi 303 mijë të vdekur dhe mbi 1,7 milionë të shëruar. (Agjencia Anadolli - AA)

(Të dhënat për Covid-19 janë në përditësim të vazhdueshëm dhe mund t’i ndiqni online duke klikuar këtu...)



Lajme të ngjashme