Programi F-35 nuk mund të avancojë pa Turqinë

Vendimi i administratës Trump në korrik 2019 për të dëbuar Turqinë nga programi F-35 për shkak të blerjes së një sistemi të avancuar të mbrojtjes ajrore ruse "ka të ngjarë ta përkeqësojë edhe më shumë procesin e prodhimit", thuhet në një raport të GAO.

1416280
Programi F-35 nuk mund të avancojë pa Turqinë

Vendimi i administratës Trump në korrik 2019 për të dëbuar Turqinë nga programi F-35 për shkak të blerjes së një sistemi të avancuar të mbrojtjes ajrore ruse "ka të ngjarë ta përkeqësojë edhe më shumë procesin e prodhimit", thuhet në një raport të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare të ShBA-së (GAO).

Zyra e Llogaridhënies Qeveritare (GAO) ka përgatitur për Kongresin amerikan një raport mbi furnizimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së re F-35, ku ajo paralajmëron se nisma për përjashtimin e Turqisë nga ky program (F-35) do ta ndërlikonte edhe më shumë procesin e prodhimit dhe të furnizimit, që tashmë ndodhet në gjendje të bllokuar.

Procesi në lidhje me testimin e avionëve dhe prodhimin e pjesëve është ndërprerë në masë të rëndësishme për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), kështu që prodhimi i avionit me kapacitet të plotë mund të vonohet deri në mars të 2021, konstaton raporti dhe vlerëson se nxjerrja e Turqisë nga programi do t’i shtonte edhe më shumë rreziqet në fjalë.

Zyra e Llogaridhënies Qeveritare (GAO) ofron për Kongresin amerikan shërbime në fushën e auditimit, vlerësimit dhe hetimit.



Lajme të ngjashme