FMN: Për shkak të Covid-19 situata ekonomike më e keqe se parashikimet

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christina Georgieva tha se të dhënat ekonomike që kanë ardhur nga shumë vende tregojnë se situata është shumë më e keqe se ajo e parashikuar.

1416682

"Në mundësinë më të madhe në qershor do t’i përditësojmë parashikimet tona. Pritjet për vitin 2020 do të jenë pak më të këqija",- tha ajo në vlerësimin që bëri mbi ndikimin ekonomik të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në një aktivitet organizuar me telekonferencë nga “The Financial Times”.

Duke iu referuar efekteve negative pandemisë, Georgieva tha se të dhënat e ardhura nga shumë vende dolën më të këqija sesa parashikimet e FMN-së.

“Ne ndoshta do t’i revizionojmë parashikimet tona në qershor. Parashikimet tona për vitin 2020 do të jenë më të këqija”,- tha shefja e FMN-së.

Kriza Covid-19 duhet kthyer në mundësi. Për të pasur një rritje të qëndrueshme ka nevojë për përmirësime strukturore, paralajmëroi Georgieva.

Lajme të ngjashme