Etiopia lavdëron përpjekjet e Turqisë në luftën me Covid-19

Ministrja e Etiopisë për Gratë, Fëmijët dhe Rininë, Filson Abdullahi tha se Turqia ishte një nga vendet që iu përgjigj më shpejt thirrjes për ndihmë, që vendi i saj bëri pas pandemisë së koronavirusit (Covid-19).

1416075

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e marrjes në dorëzim të ndihmave ushqimore të ofruara nga kompania turke “Yapı Merkezi”, e cila po ndërton një hekurudhë në Etiopi, ministrja Filson Abdulahi tha se vendi i saj i ka mobilizuar të gjitha burimet për të parandaluar pandeminë.

"Qeveria turke dhe investitorët u renditën menjëherë pranë nesh në këtë kohë të vështirë. Biznesmenët turq me ndihmën që i japin Etiopisë kontribuojnë në zhvillimin dhe punësimin e vendit”, shtoi ajo. 

Javët e kaluara Turqia dërgoi në Etiopi ndihma me materiale higjienike dhe ushqime.

Lajme të ngjashme