“Turkish Airlines” (THY) përgatitet të fillojë fluturimet

Shoqëria ajrore turke Turkish Airlines (THY), e cila i ka pezulluar fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), ka përgatitur një projektplan të fluturimeve për muajt qershor, korrik dhe gusht.

1411930
“Turkish Airlines” (THY) përgatitet të fillojë fluturimet
THY təyyarəsi.jpg
THY Uçağı Gökyüzünde .jpg
THY.jpg

Shoqëria ajrore turke Turkish Airlines (THY), e cila i ka pezulluar fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), ka përgatitur një projektplan të fluturimeve për muajt qershor, korrik dhe gusht.

Kompania synon të rifillojë fluturimet e brendshme në qershor, kurse ato ndërkombëtare do të kryhen gradualisht.

Sipas planifikimit që shoqëria ka bërë për periudhën tremujore (qershor-korrik-gusht) në qershor do të realizohen 75 fluturime javore në 22 destinacione (vendmbërritje) në 19 vende.

Fluturimet e planifikuara janë për në: Toronto (Kanada), Alma-Atë (Kazakistan), Kabul (Afganistan), Tokio (Japoni), Shangai (Kinë), Seul (Koreja e Jugut), Singapor, Kopenhagë (Danimarkë), Stokholm (Suedi), Oslo (Norvegji ), Frankfurt, Berlin, Dyseldorf dhe Mynih (Gjermani), Vjenë (Austri), Amsterdam (Holandë), Bruksel (Belgjikë), Minsk (Bjellorusi), Tbilis (Gjeorgji), Bejrut (Liban), Kuvajt, Tel-Aviv (Izrael).

Është planifikuar gjithashtu që fluturimet brenda vendit të vazhdojnë në të gjitha aeroportet e Turqisë. Parashikohet që në fazën e parë, 60% e fluturimeve të planifikuara do të kryhen në kushte normale.

THY dëshiron të rrisë numrin e fluturimeve në korrik dhe gusht. Për muajin korrik janë planifikuar 572 frekuenca javore për në 103 destinacione në 74 vende të botës, kurse për në gusht planifikohet të kryhen 937 frekuenca javore në 160 destinacione në 98 vende.

Për shkak të pandemisë THY kishte marrë vendim për të ndërprerë fluturimet e brendshme deri më 20 maj dhe ato ndërkombëtare deri më 28 maj.



Lajme të ngjashme