BE miraton paketën e ndihmës makro-financiare për 10 vende

BE ka aprovuar paketën e ndihmës makro-financiare me vlerë 3 miliardë euro për t'u shpërndarë në formën e kredive për 10 vende për të menaxhuar krizën e koronës, Shqipëria përfiton 180 milionë euro.

1412242
BE miraton paketën e ndihmës makro-financiare për 10 vende

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar paketën e mbështetjes makro-financiare me vlerë totale 3 miliardë euro për 10 vende, për shkak të pandemisë globale të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Këshilli Evropian (KE) ka lëshuar një deklaratë ku njofton se vendet anëtare të BE-së kanë miratuar një paketë për të mbështetur financiarisht vende të ndryshme që synojnë të frenojnë ndikimin ekonomik të Covid-19.

Sipas deklaratës nga kjo paketë makro-financiare Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro, Kosova 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut 160 milionë euro, Mali i Zi 60 milionë euro, Bosnjë-Hercegovina 250 milionë euro, Gjeorgjia 150 milionë euro, Moldavia 100 milionë euro, Jordania 200 milionë euro, Tunizia 600 milionë euro dhe Ukraina 1,2 miliardë euro.

Ndihma financiare e Bashkimit Evropian (BE) përmban kushte shumë më të favorshme në krahasim me kreditë që këto vende mund të siguronin nga tregjet financiare në kushte normale.

Paketa e ndihmës makro-financiare në fjalë pritet të miratohet nga Parlamenti Evropian (PE) dhe më pas të livrohet për këto vende.



Lajme të ngjashme