Riad – “Saudi Aramco” redukton prodhimin e naftës në 8,5 milionë fuçi në ditë

“Saudi Aramco”, kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, njoftoi të premten se do të ulë prodhimin e naftës së papërpunuar në 8,5 milionë fuçi në ditë duke filluar nga muaji i ardhshëm.

1400309
Riad – “Saudi Aramco” redukton prodhimin e naftës në 8,5 milionë fuçi në ditë

Në një deklaratë për tregun e aksioneve saudite “Tadawul”, gjiganti i naftës tha se “do t’u sigurojë klientëve të tij 8,5 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë duke filluar nga data 1 maj”.

Mes një lufte çmimesh ndërmjet Arabisë Saudite dhe Rusisë, “Aramco” kishte thënë muajin e kaluar se do të rriste kapacitetin në 13 milionë fuçi në ditë, nga 12 milionë që ishte më parë.

Fërkimi nisi kur anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) refuzuan propozimin e Arabisë Saudite për të ulur prodhimin në mënyrë që të rriten çmimet e naftës, të cilat kanë rënë jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19).

Gjithsesi, njoftimi i fundit i “Saudi Aramco” erdhi pasi ministrat e vendeve të grupit OPEC+, një format i zgjeruar i OPEC-ut, ranë dakord për të ulur prodhimin me 9,7 milionë fuçi në ditë për majin dhe qershorin.

Rusia mban marrëdhënie të ngushta me grupin pasi është anëtare e formatit OPEC+.



Lajme të ngjashme