Turqia fitoi 4,6 milionë dollarë nga eksporti i ‘ketchup’-t në tremujorin e parë

Eksporti i ‘ketchup’-it nga Turqia në periudhën janar-mars 2020 u rrit me 4,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 duke gjeneruar 4 milionë e 566 mijë dollarë të ardhura për fimat e këtij sektori.

1398720
Turqia fitoi 4,6 milionë dollarë nga eksporti i ‘ketchup’-t në tremujorin e parë

Eksporti i ‘ketchup’-it nga Turqia në periudhën janar-mars 2020 u rrit me 4,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 duke gjeneruar 4 milionë e 566 mijë dollarë të ardhura, referuar të dhënave nga Unioni i Eksportuesve të rajonit industrial Uludag me qendër qytetin e Bursës në Turqinë perëndimore.

Iraku ka qenë importuesi kryesor i “ketchup”-it turk, i prodhuar kryesisht në zonat Karacabey dhe Mustafakemalpasha të kësaj province.

Në tremujorin e parë, eksporti i ‘ketchup’-it nga Turqia në tregun irakian u rrit me 20,38 për qind, kurse të ardhurat nga 1,29 milionë dollarë u rritën në 1 milionë e 553 mijë dollarë. Shitjet në Irak për tremujorin e parë të vitit 2020 përbëjnë 34 për qind të eksportit total të këtij produkti në këtë periudhë. 

Në dhjetë importuesit kryesorë të ‘ketchup’-it turk bëjnë pjesë Spanja (zë vendin e dytë), Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Belgjika, Azerbajxhani dhe Arabia Saudite.

Në periudhën janar-mars, të ardhurat nga eksporti i ‘ketchup’-it nga Turqia në Spanjë ishin 368 mijë dollarë, në Gjermani 344 mijë dollarë (duke shënuar një rritje prej 12,7 për qind, në krahasim me 305 mijë dollarë për periudhën janar-mars 2019), në Britaninë e Madhe 272 mijë dollarë, në Suedi 235 mijë e dollarë (një rritje prej 20 për qind krahasuar me 196 mijë dollarë për janar-mars 2019).

Eksporti i ‘ketchup’-it turk në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në tremujorin e parë të vitit u rrit me 150 për qind; nga 77 mijë dollarë u rrit në 193 mijë dollarë.

Firmat e këtij sektori kanë bërë eksporte me vlerë mbi 100 mijë dollarë edhe në vendet e tjera si: Belgjikë, Azerbajxhan dhe Arabinë Saudite.

 


Lajme të ngjashme