Putin: Marrëveshja OPEC+ duhet të respektohet nga të gjitha palët

Është e rëndësishme që marrëveshja e arritur mes OPEC-ut dhe disa vendeve prodhuese të naftës të respektohet nga të gjitha palët nënshkruese,- ka thënë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një takim me anëtarët e qeverisë.

1398901
Putin: Marrëveshja OPEC+ duhet të respektohet nga të gjitha palët

Në një takim mbajtur në Moskë me anëtarët e qeverisë Putini vlerësoi vendimin e grupit e njohur me emrin OPEC+ dhe ku bëjnë pjesë 23 vende për reduktimin e prodhimit ditor të naftës.

"Është e rëndësishme që marrëveshja e OPEC-ut të zbatohet nga të gjitha palët. Rusia duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me vendet e rëndësishme në tregun e naftës”,- u shpreh Putini duke komentuar raportin e ministrit të Energjisë, Aleksandr Novak mbi rezultatet e negociatave për marrëveshjen e re të OPEC+, e cila u arrit më 12 prill.

Në fjalën e tij ministri Novak tha se në periudhën maj-qershor prodhimi ditor i naftës do të bjerë në nivelin e 9,7 milionë fuçive, dhe kjo shifër korrespondon pothuajse me 10% të prodhimit global të naftës.

Prodhimi i naftës do të rritet nga korriku deri në fund të vitit”,- cilësoi Novak në mbledhjen e kabinetit dhe shtoi: “Prodhimi i kufizuar për periudhën në fjalë do të jetë 7,7 milionë fuçi në ditë, ndërsa nga janari 2021 deri në prill 2022 kufizimi do të jetë në nivelin e 5,7 milionë fuçive të ditë”.

Përveç vendeve të OPEC+ ne duam që edhe 10 vende të tjera të ofrojnë mbështetjen e tyre duke ndërmarrë hapa të ndryshëm për ruajtjen e stabilitetit në tregjet botërore të naftës, shtoi Novak.

Në takimin me ministrat Putini vlerësoi edhe ekonominë ruse, e cila është prekur nga efektet negative të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19). Shefi i Kremlinit rekomandoi mbështetjen financiare (me para në dorë) për punëmarrësit e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Mbështetja në fjalë pritet të jetë 12.100 ruble (rreth 162 dollarë) për çdo të punësuar,- sqaroi Putin dhe propozoi një mbështetje prej 23 miliardë rubla (rreth 309 milionë dollarë) për kompanitë ajrore të vendit.

 


Lajme të ngjashme