Turqi – Në shkurt prodhimi industrial u rrit me 7,5%

Në bazë vjetore prodhimi industrial për muajin shkurt është rritur me 7,5%, njoftoi të hënën Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat).

1396853
Turqi – Në shkurt prodhimi industrial u rrit me 7,5%

Në bazë vjetore indeksi i prodhimit industrial në shkurt është rritur me 7,5%.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat) rritja e prodhimit industrial në muajin shkurt, e korrigjuar nga ndikimet kalendarike, ka rezultuar 7,5% në krahasim me shkurt 2019, ndërsa pa korrigjime rritja e indeksit të prodhimit industrial shënoi një rritje prej 10,5%.

Po të analizojmë nënsektorët industrialë rritja e indeksit të sektorit të minierave dhe guroreve në shkurt 2020 ka qenë 1,7%; e sektorit të industrisë prodhuese ka qenë 8% dhe indeksi i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit natyror, avullit dhe ajrit të kondicionuar është rritur me 4,4%.

Prodhimi industrial konsiderohet një tregues jetësor për ekonominë, pasi shihet si një matës paraprak për rritjen e PBB-së.

 


Lajme të ngjashme