OPEC+ bie dakord për reduktimin e prodhimit të naftës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa prodhues joanëtarë (OPEC+) të kësaj organizate do të reduktojnë prodhimin e tyre ditor të naftës në 10 milionë fuçi nga 1 maji deri më 30 qershor.

1396716
OPEC+ bie dakord për reduktimin e prodhimit të naftës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa prodhues joanëtarë (OPEC+) të kësaj organizate do të reduktojnë prodhimin e tyre ditor të naftës në 10 milionë fuçi nga 1 maji deri më 30 qershor.

Bëhet e ditur se ka përfunduar Mbledhja e 10-të e Jashtëzakonshme e Ministrave të OPEC+, e zhvilluar nëpërmjet telekonferencës.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Muhammad Barkindo bëri të ditur se do të zbatojnë vendimin e marrë ditën e premte për ndërprerjen e prodhimit të naftës.

Sipas kësaj nga 1 maji deri më 30 qershor prodhimi  ditor i naftës do të ulet në 10 milionë fuçi.

Ky do të jetë reduktimi më i madh në historinë e organizatës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një deklaratë të bërë në median sociale “Twitter” shkroi: “Marrëveshja e madhe e naftës me OPEC+ është në rregull. Kjo do të shpëtojë mijëra punësime të energjisë. Përgëzoj Rusinë dhe Arabinë Saudite”.   

Presidenti Trump zhvilloi nga një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Princin Trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Trump shprehu kënaqësinë që të dy liderët “bashkëpunojnë edhe me njëri-tjetrin edhe me vendet e tjera që prodhojnë naftë” dhe falënderoi Putinin dhe bin Selmanin për “ndjeshmërinë në kthimin në prodhimin e naftës në nivel të përshtatshëm me energjinë globale dhe tregjet e financës”.    

 


Lajme të ngjashme