Rusia e kënaqur nga vendimi për reduktimin e prodhimit të naftës

Dmitry Peskov tha se Kryteari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin është i kënaqur nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa prodhues joanëtarë të saj për të reduktuar prodhimin e tyre ditor të naftës.

1396083
Rusia e kënaqur nga vendimi për reduktimin e prodhimit të naftës

Zëdhënësi i Kremlinit (Pallati Presidencial i Rusisë), Dmitry Peskov tha se Kryteari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin është i kënaqur nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa prodhues joanëtarë të saj për të reduktuar prodhimin e tyre ditor të naftës.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vendimin e vendeve të OPEC dhe jo anëtarë të kësaj organizate për të reduktuar me gjithsej 10 milionë fuçi prodhimin e tyre ditor të naftës.

Ai u shpreh për mendimin e Putinit në këtë pikë dhe tha: “Putini e vlerëson pozitiv këtë konsensus të arritur nga 22 vende”.

Ai tha se Moska ka pritur pozitivisht pozicionin konstruktiv të Meksikës dhe nënvizoi se pas përfshirjes së Meksikës, vendimi i marrë do të ketë ndikim në tregun ndërkombëtar.

Pyetjes nëse vlerësohet si e gabuar apo jo refuzimi i kufizimin të prodhimit të naftës në muajin mars, Peskov iu përgjigj me fjalët: “Në asnjë mënyrë. Ndër vendet që prodhojnë naftë, veçanërisht në këto kohë të vështira të pajetuara më parë, që po kalojmë të gjitha bashkë, Rusia shfaq një qëndrim që ka si qëllim të zhvillojë bashkëpunimin ndërkombëtar për stabilitetin e tregut.

 

 


Lajme të ngjashme