"Pandemia e koronavirusit do të krijojë shtete të vetëmjaftueshme"

Pandemia e koronavirusit ka dhënë sinjalin se vendet duhet të bëhen shtete të vetëmjaftueshme në arsim, shëndetësi dhe proceset prodhuese dhe jo të jenë të varura nga jashtë, thotë profesora turke Rengin Ak.

1395536
"Pandemia e koronavirusit do të krijojë shtete të vetëmjaftueshme"

Shefja e Departamentit të Ekonomisë në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative (IIBF) të Universitetit Kirklareli (KLÜ), prof. dr. Rengin Ak, në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Anadolli” (AA) ka thënë se globalizimi i ka bërë vendet plotësisht të ndërvarura me njëra-tjetrën, dhe kjo ka bërë që një krizë që shfaqet në një vend të transferohet brenda një kohe të shkurtër në vendet e tjera.

"Kjo situatë i ka lënë vendet gjatë muajve të fundit ballë për ballë me sëmundje ngjitëse”, vlerësoi Ak.

Akademikja turke tha se pandemia e bëri edhe më të ekspozuar përballë goditjeve të papritura ekonominë në aspektin e ofertës.

"Vende si Italia dhe Spanja, anëtare të Bashkimit Evropian (BE), janë braktisur në fatin e tyre. Kjo situatë, në të cilën integrimi nuk funksionon në nivelin global dhe masat merren në nivelin kombëtar, i detyron vendet që të përballen me mundësitë e tyre me problemet [siç është Covid-19] duke i çuar ato në izolim. Si rrjedhojë vendet duhet ta konsiderojnë këtë proces si një sinjal për t’u rikuperuar dhe zgjuar",- vlerëson profesoresha Ak.

Pandemia e koronavirusit,- shprehet ajo,- ka dhënë sinjalin se vendet duhet të bëhen shtete të vetëmjaftueshme në arsim, shëndetësi dhe proceset prodhuese dhe jo të jenë të varura nga jashtë; duhet të jenë vende që u kushtojnë rëndësi punimeve të kërkim-zhvillimit (R&D) duke që krijojnë vlerë të shtuar.

 


Lajme të ngjashme