FMN paralajmëron depresionin më të madh ekonomik në botë

“Për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) presim depresionin më të madh ekonomik që nga Kriza e Madhe (vitet 30-të)”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

1395246
FMN paralajmëron depresionin më të madh ekonomik në botë

Në prag të Mbledhjeve të Pranverës-202, Georgieva mbajti një fjalim me titull “Ballafaqimi me krizën: Prioritetet për ekonominë globale”.

“Pandemia Covid-19 e ka prishur rendin shoqëror dhe ekonomik në një shkallë të paparë në histori. Ekziston një paqartësi e madhe mbi thellësinë e krizës dhe kohëzgjatjen e saj”, shtoi ajo.

“Duket qartë që tani se rritja globale në 2020 do të jetë negative. Presim depresionin më të madh që nga Kriza e Madhe Ekonomike (1930). Rritja e të ardhurave për frymë për më shumë se 170 vende këtë vit do të jetë negative. Më shumë të rrezikuara janë vendet e Afrikës, Amerikës Latine dhe vendet në zhvillim dhe me nivel të ulët të ardhurash në Azi”,- paralajmëroi drejtoresha e FMN-së.

Kriza e Madhe Ekonomike kishte nisur në vitin 1929 dhe kishte vazhduar në vitet 1930-të dhe pavarësisht se në qendër të krizës ishin Amerika Veriore dhe Evropa, efektet e saj kishin qenë shkatërruese edhe për pjesën tjetër të botës.

 


Lajme të ngjashme