Banka Botërore parashikon 0,5% rritje për Turqinë në 2020

Banka Botërore (BB) pret që ekonomia e Turqisë të rritet me 0,5 për qind deri në fund të vitit, dhe me 4 për qind deri në fund të dy viteve të ardhshme.

1394948
Banka Botërore parashikon 0,5% rritje për Turqinë në 2020

Banka Botërore (BB) ka publikuar raportin e saj të pranverës 2020 lidhur me përditësimin e parashikimeve për Ekonomitë e Evropës dhe Azisë.

Raporti përcakton se vitin e kaluar Turqia shënoi një rritje pozitive duke përshpejtuar konsumin individual, ndërsa çmimet e ulëta të naftës do të mbështesin një ulje në faturën e vendit për importet.

Raporti Ekonomik i Përditësuar i Bankës (BB) për Evropën dhe Azinë Qendrore parashikon për Turqinë një rritje ekonomike prej 4% në vitet 2021 dhe 2022.

Sipas raportit, rritja rajonale në vitin 2020 do të hyjë në një fazë recensioni për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) dhe pritet të jetë nga -4,4% deri në -2,8 për qind.



Lajme të ngjashme