Turqia nuk ka mungesa në sigurinë e furnizimit me ushqime

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli tha se nuk ka asnjë problem me sigurinë e furnizimit me ushqim në Turqi.

1394099
Turqia nuk ka mungesa në sigurinë e furnizimit me ushqime

Pakdemirli pohoi se ata kishin ndërmarrë disa masa para se në Turqi të shfaqej rasti i parë i llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

"Ne ndërmorëm disa masa para konfirmimit të rastit të parë me Covid-19 në Turqi. Më e rëndësishmja nga këto ishte orientimi ynë për zinxhirin e marketeve për t'u përgatitur për problemet e mundshme në të ardhmen. Në këtë mënyrë, stoqet tona janë në gjendje të mirë dhe raftet janë plot. Deri më tani nuk kemi parë skena të ngjashme me ato të marketeve në shumë vende të botës", shtoi ai.

Ministri tha se ata kanë realizuar shumë projekte në 17 vitet e fundit për të krijuar një strukturë të fortë në bujqësi dhe pylltari.

"Në këtë kontekst, ne e rritëm produktin tonë bujqësor në 275 miliardë lira turke me një rritje prej 645 për qind. Ne ofruam një mbështetje bujqësore prej 308 miliardë lira turke. Ne kemi ndërtuar 565 diga (liqene artificiale) dhe vendosëm nën ujë 6,6 milionë hektarë tokë bujqësore. Ne mbollëm 4,5 miliardë fidanë. Tetëfishuam prodhimin e farave. Ne e rritëm 10 herë eksportin tonë të farave. Përveç kësaj, ne jemi bërë një eksportues neto në bujqësi me eksportet tona bujqësore prej 18 miliardë dollarë dhe një tepricë prej 5,3 miliardë dollarë në tregtinë e jashtme",- u shpreh ai.

 


Lajme të ngjashme