“Fitch Ratings”: Rritja ekonomike në Turqi do të vazhdojë pas pandemisë globale COVID-19

Douglas Winslow, drejtor i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, deklaroi të dielën vonë se rritja ekonomike në Turqi pritet të fillojë qysh në tremujorin e tretë të këtij viti duke arritur në 4,5% në vitin 2021.

1392274
“Fitch Ratings”: Rritja ekonomike në Turqi do të vazhdojë pas pandemisë globale COVID-19

Në raportin e përditësuar mbi Perspektivën Ekonomike Globale, publikuar javën e kaluar nga “Fitch Ratings”, theksohej se këtë vit pritet që ekonomia globale të pësojë një tkurrje me 1,9%.

Si arsyetim të parashikimit për një rritje ekonomike me 0,8% të Turqisë pavarësisht pritjes për recesion global në vitin 2020 si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Winslow paraqiti momentin e fortë të nxitur nga kreditë e bankave private në fillim të vitit dhe nivelin e ulët të normës së interesit.

Pasi vuri në pah se inflacioni në Turqi pritet të realizohet në nivelin 8,5% në fund të vitit 2020, drejtoi i “Fitch Ratings” vijoi me këto fjalë: “Banka Qendrore e Republikës së Turqisë po sinjalizon se është e gatshme të ulë normat e interesit. Prandaj, ne parashikojmë aktualisht që do të ketë një ulje me 100 pikë bazë të normës së interesit për ta zbritur atë në 8,75% deri në fund të vitit.”

Sipas tij, rritja ekonomike e Turqisë pritet të fillojë qysh në tremujorin e tretë të këtij viti duke arritur në 4,5% në vitin 2021.

“Në tremujorin e parë të këtij viti, përpara tronditjes së shkaktuar nga koronavirusi, rritja ekonomike ishte përshpejtuar në mbi 6%. Tani parashikojmë një tkurrje shumë të mprehtë në tremujorin e dytë, një rritje të sheshtë në tremujorin e tretë dhe më pas një rimëkëmbje në tremujorin e katërt, sepse aktivitetet fillojnë të normalizohen pas bllokimit të pjesshëm”, tha Douglas Winslow mes të tjerash.



Lajme të ngjashme