ShBA, Italia dhe Spanjë blejnë më shumë fruta-perime turke

Në mars është parë një rritje e dukshme në kërkesën e këtyre tre vendeve për fruta dhe perime të freskëta nga Turqia, sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM).

1391575
ShBA, Italia dhe Spanjë blejnë më shumë fruta-perime turke

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Italia dhe Spanja sot janë tre vendet në qendër të vëmendjes botërore për shkak të rasteve të shumta dhe numrit të madh të viktimave të regjistruara në muajin mars për shkak të koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

Gjatë kësaj periudhe është parë edhe një rritje në kërkesën e këtyre tre vendeve për fruta dhe perime të freskëta nga Turqia.

Sipas informacionit të përpiluar nga të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksporti i fruta-perimeve drejt ShBA-së është rritur me 106% në muajin mars, i ndjekur nga sektori i anijeve dhe jahteve me 46%, drithërave me 39% dhe sektori i sixhadeve, kërkesa e të cilave është rritur me 38%.

Eksportet më të larta në ShBA gjatë muajit mars u realizuan nga sektori i industrisë kimike (kimikate). Në bazë vjetore eksporti i kimikateve është rritur me 18% dhe ka arritur në 83,2 milionë dollarë. 

Këta sektorë u pasuan nga industria e mbrojtjes dhe e aviacionit me 66,6 milionë dollarë, qilimat dhe sixhadet me 63,6 milionë dollarë, dhe veshje të gatshme dhe konfeksionet me 48,5 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, sektori që i rriti eksportet më shumë drejt Italisë në mars në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ishte sektori i fruta-perimeve të freskëta me 509 për qind.

Një sektor tjetër që i rriti eksportet mbi baza proporcionale ishte ai i lajthisë dhe produkteve me 106 për qind.

Produktet e tjera industriale renditen në krye të sektorëve që i rritën në muajin mars eksportet në bazë vjetore në Spanjë me 201,3 për qind.

Ky sektor u pasua nga ai i fruta-perimeve të freskëta me 133 për qind; mobilieve, letrës dhe produkteve pyjore me 32 për qind; drithërat, bishtajoret, farërat me yndyrë dhe produktet e tyre me 30 për qind dhe produktet e fruta-perimeve me 26 për qind.

Muajin e kaluar më së shumti Spanja bleu nga Turqia produkte të veshjeve të gatshme dhe konfeksione.



Lajme të ngjashme