Ekspertët: Kërcënimi i COVID-19 mund t'i shtyjë çmimet e naftës nën 20 dollarë për fuçi

Në ditën e parë të transaksioneve për këtë javë në tregjet ndërkombëtare një fuçi naftë e tipit “Brent” është shitur për 26,95 dollarë.

1387605
Ekspertët: Kërcënimi i COVID-19 mund t'i shtyjë çmimet e naftës nën 20 dollarë për fuçi

Parashikimet se efektet në rritje të koronavirusit të ri anembanë botës do të reduktojnë në 15-20 milionë fuçi kërkesën ditore globale për naftë, vazhdojnë të ulin çmimet e naftës në mënyrë drastike.

Rënia e çmimeve të naftës vjen gjithashtu si pasojë e furnizimit të tepërt të tregjeve globale për shkak të rivalitetit ndërmjet Arabisë Saudite dhe Rusisë .

Ekspertët theksojnë se teknikisht, sa i përket naftës së llojit “Brent”, çmimet nga 26,85 deri në 27,11 dollarë mund të monitorohen si zonë e rezistencës dhe çmimet prej 26,33 deri në 26,59 dollarë si zonë e mbështetjes.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se kërcënimi i pandemisë COVID-19 mund t'i shtyjë çmimet e naftës edhe nën 20 dollarë për fuçi.



Lajme të ngjashme