Parashikime negative nga Moody’s për ekonominë globale

Parashikimin e rritjes globale për këtë vit agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë Moody’s e ka ulur nga 2,6 për qind në -0,5 për qind, duke iu referuar efekteve negative të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

1385785

Ekonomia botërore do të pësojë tronditje të papara deri më tani nga pandemia Covid-19, paralajmëron agjencia në një komunikatë të saj, ku i bën një revizionim negativ parashikimit të saj për rritjen globale.

"Ne parashikonim një tkurrje prej 0,5 për qind në 2020 dhe 3,2 për qind rritje të ekonomisë globale për vitin 2021. Nëntorin e vitit të kaluar, para shfaqjes së koronavirusit, parashikimi ynë për rritjen e ekonomisë globale ishte 2,6 për qind”, thuhet në vijim të komunikatës.

Moody’s sqaron se këto parashikime pasqyrojnë një rënie të konsiderueshme të aktivitetit ekonomik në ditët e fundit pas përhapjes së Covid-19 në të gjithë botën. Luhatjet në sektorin financiar kanë arritur që tani nivelet e vërejtura gjatë krizës globale financiare në vitin 2008, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bankave të mëdha qendrore dhe qeverive me anë të politikave monetare, cilëson komunikata.

Lajme të ngjashme