Kërkesa globale për naftë mund të bjerë me 5%, shkak Covid-2019

Për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) në vitin 2020 parashikohet të ketë një rënie rreth 5% të kërkesës globale për naftë, thotë “Rystad Energy” me seli në Norvegji.

1385718
Kërkesa globale për naftë mund të bjerë me 5%, shkak Covid-2019

Rystad Energy”, korporata me seli në Norvegji për kërkime të pavarura në fushën e energjisë, ka bërë të ditur se në vitin 2020 ajo parashikon një ulje prej rreth 4,9% në krahasim me 2019 në kërkesën e naftës në nivel global për shkak të epidemisë Covid-19.

Korporata norvegjeze deklaron se ka një ulje prej 4,9 milion fuçi në ditë në kërkesën botërore për naftë krahasuar me vitin e kaluar dhe ajo pret që kërkesa ditore të jetë rreth 95 milionë fuçi në ditë.

Vitin e kaluar kërkesa ishte 99,9 milion fuçi në ditë dhe rënia e fortë e kërkesës për naftë do të shënohet në prill të vitit 2020, me një ulje prej 16 milion fuçi (rreth 16%), parashikon kompania norvegjeze.

 


Lajme të ngjashme