Ministrat e Financës së G20 zhvilluan një telekonferencë për luftën kundër koronavirusit

Ministrat e financës së vendeve të G20 zhvilluan një mbledhje me telekonferencë për të diskutuar hartën rrugore, që do të ndiqet në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19).

1384105

Ministri i Financës së Japonisë, Taro Aso që mori pjesë në këtë mbledhje së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Japonisë, Haruhiko Kuroda, në deklaratën e bërë më pas për gazetarët, bëri të ditur se vendet e G20 janë shumë të shqetësuara për ndikimin ekonomik dhe tragjedinë njerëzore që ka sjellë epidemia e koronavirusit.  

Aso ripërsëriti se vendet e G20 kanë një rol të rëndësishëm në kapërcimin e krizës dhe janë të vendosura për të marrë pa hezituar çdo lloj mase.

Gjithashtu ai theksoi se këto vende kanë edhe një rëndësi kyçe për të kapërcyer gjendjen aktuale duke prodhuar ilaçe kundër koronavirusit. Ai bëri thirrje për bashkëpunimin ndërmjet vendeve për të bërë më produktiv këtë proces dhe u shpreh në lidhje me marrjen e masave të nevojshme financiare.  

Ministri i Financës së Japonisë, Taro Aso u bëri thirrje vendeve të G20 dhe insitucioneve si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore që në bashkëpunim të mbështesin ato vende që kanë probleme me pamjaftueshmërinë e shërbimeve mjekësore. Ai tha se përgatiten që në ditët në vijim liderët e G20 të zhvillojnë një mbledhje me telekonferencë.

Lajme të ngjashme