Turqi - Vazhdon të rritet indeksi i besimit të konsumatorit

Indeksi i besimit të konsumatorit turk në muajin mars është rritur me 1,7 për qind krahasuar me një muaj më parë.

1383300
Turqi - Vazhdon të rritet indeksi i besimit të konsumatorit

Instituti Turk i Statistikave (TUIK - TurkStat) publikoi paraditen e të hënës të dhënat e indeksit të besimit të konsumatorit për muajin mars 2020.

Sipas kësaj në mars indeksi është përmirësuar me 1,7%, krahasuar me një muaj më parë, dhe nga 57,3 që ka qenë në shkurt indeksi arriti në 58,2 pikë përqindje në mars.

Vlera e këtij indeksi llogaritet bashkërisht nga TurkStat-i dhe Banka Qendrore e Turqisë (TCMB) përmes matjes së tendencave të konsumatorit.

Indeksi i besimit të konsumatorit shihet si një matës jetik i shëndetit të përgjithshëm të ekonomisë duke treguar ndjenjat e njerëzve për shpenzimin e parave të tyre, gjë që nga ana tjetër jep të dhëna për vitalitetin ekonomik gjatë ditëve në vijim.

Kurse indeksi i parashikimeve për situatën ekonomike familjare për të njëjtën periudhë është rritur me 2,3 për qind në 78,6 pikë përqindje.



Lajme të ngjashme