Turqi - Rritje e ndjeshme e eksportit të fruta-perimeve të freskëta

Eksporti i fruta-perimeve të freskëta i Turqisë për periudhën 1 janar-19 mars u rrit 27,6% duke arritur në 581 milionë dollarë.

1382732
Turqi - Rritje e ndjeshme e eksportit të fruta-perimeve të freskëta

Eksporti i fruta-perimeve të freskëta i Turqisë për periudhën 1 janar-19 mars u rrit 27,6% duke arritur në 581 milionë dollarë.

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Mesdheut Perëndimor, Hakkı Bahar tha se ndërkohë që për shkak të tipit të ri të koronavirusit (Kovid-19) ka rënë eksporti në disa sektorë, sektori i fruta-perimeve të freskëta i Turqisë ka shënuar një rritje në eksport.

Vitin e kaluar, gjatë periudhës 1 janar-19 mars ky sektori bëri një eksport prej 859 mijë tonë dhe fitoi 455 milionë dollarë të ardhura.

“Kurse në të njëjtën periudhë të këtij viti, me 956 mijë tonë fruta-perime të freskëta u fituan 581 milionë dollarë. Me një rritje prej 11,35% në bazë kilogrami u rregjistrua një ritje valute prej 27,6%”, tha Bahar.

Ai tha se në këtë periudhë është bërë eksport në 85 vende.

Sipas eksportit vendin e parë e zë Rusia dhe ajo ndiqet nga Rumania, Ukraina, Iraku, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Serbia, Gjeorgjia dhe Arabia Saudite.  

 

 


Lajme të ngjashme