Koronavirusi – Turqia do të mbështesë orë më të shkurtra dhe fleksibile të punës

Duke folur për Agjencinë Anadolli (AA) në Ankara, Selçuk tha se qeveria do të sigurojë "fleksibilitet në kushte të caktuara për ta bërë atë më të dobishëm për të gjithë sektorët".

1382140
Koronavirusi – Turqia do të mbështesë orë më të shkurtra dhe fleksibile të punës

Si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), ministrja e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes, Zehra Zumrut Selçuk, ka deklaruar se Turqia do të mbështesë orë më të shkurtra dhe fleksibile të punës për punonjësit në mënyrë që të kufizojë kohën që ata kalojnë jashtë.

Duke folur për Agjencinë Anadolli (AA) në Ankara, Selçuk tha se qeveria do të sigurojë "fleksibilitet në kushte të caktuara për ta bërë atë më të dobishëm për të gjithë sektorët".

Ajo theksoi se pensioni minimal shtetëror do të rritet në 1.500 lira turke, nga 1.000 që është aktualisht.

"Bazuar në rezultatet e një pyetësori mbi  të ardhurat, realizuar nga Fondacioni i Solidaritetit të Ndihmës Sociale, ne do të shpërndajmë 2 miliardë lira turke për të ndihmuar segmentin me të ardhura më të ulëta", tha ministrja Selçuk.

Deri më tani Turqia ka konfirmuar 4 vdekje nga koronavirusi i ri dhe 359 të infektuar.

Sipas të dhënave nga Universiteti "John Hopkins" në Merilend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, numri i vdekjeve në mbarë globin është tashmë mbi 10.000, ndërkohë që shkencëtarët përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër virusit të quajtur COVID-19. / AA



Lajme të ngjashme