Koronavirusi – Turistët ndihen të sigurt në Turqi, i vlerësojnë masat si të mjaftueshme

Turistët e ardhur në Turqi duke mos shtyrë planet e tyre të pushimeve pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), shprehen se ndihen në sigurt.

1381368
Koronavirusi – Turistët ndihen të sigurt në Turqi, i vlerësojnë masat si të mjaftueshme

Pasi theksojnë se kanë kaluar nga skanimi me kamera termale në aeroport përpara se të hyjnë në Stamboll dhe se nuk kanë asnjë problem shëndetësor, turistët thonë se kanë gjetur shansin të eksplorojnë duke ecur zonën e njohur si “Gadishulli Historik”.

Wafy Sherif, një turist që ka ardhur në Stamboll nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, deklaroi se ndihet absolutisht i sigurt në Turqi dhe se turqit janë maksimalisht të kujdesshëm për sa i takon higjienës.

“Turqit i kushtuan rëndësi koronavirusit dhe morën masa serioze. Unë mendoj që ky është një vend i sigurt, prandaj edhe nuk jam i shqetësuar për familjen time”, tha ai.

Kurse Irina Smirnov, turiste e ardhur në Turqi së bashku me një grup nga Rusia, bëri me dije se as koronavirusi dhe as ndonjë diçka tjetër nuk do t’i pengonte ata të vinin në Turqi.

“Ne e duam shumë Turqinë. Këtu ka edhe diell, edhe histori. Ne i duam edhe turqit, jemi vëllezër me turqit. Asgjë nuk mund të na frikësojë. Do të qëndrojmë edhe 10 ditë të tjera këtu”, sqaroi ajo.

Maria Kirolova, një tjetër turiste ruse pjesë e grupit në fjalë, u shpreh kështu: “Turqia është një vend i sigurt dhe ne jemi të lumtur që jemi këtu. Kemi ardhur gjithmonë dhe do të vazhdojmë të vijmë.”

Ndërsa Natin Gulk, një turist zelandez, tha se ka anuluar udhëtimin në Greqi për shkak të koronavirusit dhe ka ardhur në një vend shumë më të sigurt si Turqia.

“Unë do të qëndroj në Turqi deri në fund të pushimeve dhe pastaj do të kthehem në vendin tim”, shtoi ai.

Meder Cay, një turist nga Kirgizia që po viziton Stambollin këto ditë, u shpreh se ndihet më se i sigurt në Turqi.



Lajme të ngjashme