Fitch Ratings: Covid-19 do të dobësojë situatën financiare të shteteve

Politikat tradicionale makroekonomike mund të kenë efekte përmirësuese mbi të ardhurat familjare dhe institucionale, gjithashtu ato mund të parandalojnë rënien e mëtejshme ekonomike, thuhet në një deklaratë të “Fitch Ratings”.

1380919
Fitch Ratings: Covid-19 do të dobësojë situatën financiare të shteteve

Ndikimet ekonomike të epidemisë dhe politikat që do të zbatohen për shkak të Covid-19 do të shkaktojnë një rënie më të madhe të notës së kreditit të shteteve duke filluar nga gjysma e dytë e vitit, paralajmëron në një deklaratë të saj agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kreditit, “Fitch Ratings”.

«Fitch Ratings» vlerëson se epidemia Covid-19 do të dobësojë gjendjen ekonomike të shteteve dhe pasoja më e rëndësishme e vendeve të prekura nga epidemia do të jetë recesion i papritur i aktiviteteve ekonomike.

Politikat tradicionale makroekonomike mund të kenë efekte përmirësuese mbi të ardhurat familjare dhe institucionale, gjithashtu ato mund të parandalojnë rënien e mëtejshme ekonomike.

 


Lajme të ngjashme