Humbja më e madhe e bursës së Nju-Jorkut, që prej vitit 1987

Bursa e Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas deklaratave të Presidentit, Donald Trump për masat kundër epidemisë së virusit të llojit të ri (Kovid-19), ditën e parë të javës e mbylli me një rënie të theksuar.

1379763

Në mbyllje, Indeksi i Bursës së Nju-Jorkut “Dow Jones” humbi vlerën e 3.000 pikëve dhe ra në 20.186,48 pikë duke u zvogëluar me 12,94%.

Indeksi shënoi humbjen më të madhe të regjistruar deri më tani që prej vitit 1987, në atë që cilësohet si “e hëna e zezë”.

Kurse Indeksi "S&P 500" ra në 2.397,38 pikë me një humbje prej 11,57% dhe Indeksi "Nasdaq" ra në 6.904,59 pikë me një humbje prej 12,32%.  

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të deklaruara sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Indeksi i Prodhimit të Filialit të Rezervës Federale (FED) në Nju-Jork ka regjistruar nivelin më të ulët që prej marsit të vitit 2009 duke rënë në mars në vlerën minus 21,5.

Goldman Sachs, një prej bankave më të mëdha të investimit dhe institucioneve të shërbimit financiar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se vendi, në çerekun e parë të vitit, nuk do të ketë rritje dhe parashikoi që në çerekun e dytë, ekonomia të ketë një tkurrje prej 5%.

Lajme të ngjashme