Buxheti i Turqisë shënoi suficit me mbi 14 miliardë lira turke

Gjatë periudhës janar-shkurt buxheti i Turqisë shënoi suficit me 14 miliardë e 139 milionë lira turke.

1379183
Buxheti i Turqisë shënoi suficit me mbi 14 miliardë lira turke

Gjatë periudhës janar-shkurt buxheti i Turqisë shënoi suficit me 14 miliardë e 139 milionë lira turke.

Ministria e Thesarit dhe Financave publikoi rezultatet e zbatimit të buxhetit për muajin shkurt.

Prandaj, në shkurt të ardhurat buxhetore u rritën me 28,6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arritën në 86 miliardë e 136 milionë lira turke, ndërsa shpenzimet buxhetore u rritën me 11,7 për qind dhe arritën në 93 miliardë e 499 milionë lira turke.

Ndërkaq gjatë periudhës janar-shkurt të ardhurat buxhetore u rritën me 27,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe arritën në 208 miliardë e 306 milionë lira turke, shpenzimet buxhetore u rritën me 10,6 për qind dhe arritën në 194 miliardë e 168 milionë lira.

Kështu buxheti i qeverisë qendrore shënoi suficit me 7 miliardë e 363 milionë lira në shkurt dhe 14 miliardë e 139 milionë lira turke më shumë gjatë periudhës janar-shkurt.

 


Lajme të ngjashme