Anija e tretë e sondimit “Kanuni” mbërriti në Turqi

Me qëllim të eksplorimit më të fuqishëm të hidrokarbureve në rajonin e Mesdheut Lindor Turqia më 31 janar mori anijen e tretë të sondimit.

1378514
Anija e tretë e sondimit “Kanuni” mbërriti në Turqi

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez njoftoi se anija e tretë e sondimit e quajtur "Kanuni" arriti në fushën e hekurit jashtë rrethit Tasucu të Mersinit këtë mëngjes.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ministri Donmez tha se me qëllim të eksplorimit më të fuqishëm të hidrokarbureve në rajonin e Mesdheut Lindor Turqia më 31 janar mori anijen e tretë të sondimit, të cilën e kanë regjistruar në inventar e Korporatës Turke të Naftës (TPAO).

Duke vënë në dukje se anija e quajtur “Kanuni” pasi ka përfunduar të gjitha testimet dhe furnizimet për lundrim në Mbretërinë e Bashkuar, është nisur drejt Turqisë, ministri Donmez tha: “Anija në fjalë, e cila hyri në ujërat territoriale të Turqisë më 13 mars në Mesdheun Lindor, arriti sot në mëngjes në fushën e hekurit në rrethin Tasucu të Mesinit. Për shkak të masave kundër koronavirusit ekuipazhit të anijes të përbërë prej 35 personave i është ndaluar hyrje-dalja. Pas masave kundër Kovid-19 do të fillojë procesi i mirëmbajtjes, përditësimit dhe zhvillimit të anijes”.   

Ministri Dönmez deklaroi se anija “Kanuni” së shpejti do të fillojë shpimet e reja detare ultra të thella.



Lajme të ngjashme