Falë zhvillimeve në industrinë e mbrojtjes Turqia zvogëlon me 48% importin e armëve

Turqia i ka ulur me 48 për qind importet e armëve për periudhën 2015-2019 krahasuar me 5-vjeçarin e mëparshëm, shkruan raporti i Institutit të Stokholmit për Studimet Ndërkombëtare të Paqes (Suedi).

1374998

Sipas raportit në fjalë, zhvillimet në aftësitë e industrisë turke të mbrojtjes janë një nga arsyet kryesore në zvogëlimin e importeve të armëve.

Eksportet e armëve ruse ranë me 18 për qind në dekadën e fundit, ndërsa eksportet e armëve të Gjermanisë u rritën me 17 për qind në pesë vitet e fundit në krahasim me periudhën e mëparshme 5-vjeçare.

Importi i armëve në vendet e Lindjes së Mesme u rrit me 61 për qind në dekadën e fundit, e barabartë kjo me 35% të importit global të armëve në 5 vitet e fundit.

Arabia Saudite rezulton të jetë importuesi më i madh i armëve në 5 vitet e fundit duke i rritur me 130 për qind importet në krahasim me 5-vjeçarin e mëparshëm.

Për të njëjtën periudhë India u bë importuesi i dytë më i madh i armëve, Kina ka zënë vendin e 5-të, kurse Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë renditur të tetat, gjithnjë sipas raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet Ndërkombëtare të Paqes (Suedi).

Lajme të ngjashme