Fitimet e sektorit bankar turk në janar shënuan rritje me 147,2 për qind

Sektori bankar turk gjatë janarit arriti fitimin më të lartë mujor të të gjitha kohërave dhe kapi shifrën prej 7,9 miliardë lira turke.

1374149

Ky sektor, fitimi i të cilit u ul me 8,1 për qind në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë, këtë vit e filloi me shpejtësi.

Bankat turke në janar e rritën fitimin e tyre me 147,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe nga 3 miliardë e 204 milionë lira kapën shifrën prej 7 miliardë e 921 milionë lira turke.

Kështu, duke shënuar shifrën më të lartë të fitimit mujor të të gjitha kohërave, sektori bankar turk bëri edhe fillimin më të mirë në historinë e tij.

Lajme të ngjashme