BE zgjeron sanksionet kundër regjimit të Esadit

Në deklaratën e bërë nga Këshilli i BE-së njoftohet se është zgjeruar lista e sanksioneve për regjimin e Esadit dhe mbështetësve të tij.

1361210
BE zgjeron sanksionet kundër regjimit të Esadit

Tetë biznesmenë dhe 2 kompani janë shtuar në listën e sanksioneve, sepse ata kanë zhvilluar në tokat e qytetarëve të zhvendosur brenda vendit në Siri projekte, nga të cilat përfiton drejtpërdrejtë regjimi i Esadit, sqaron komunikata.

Sipas sanksioneve, numri i personave që u janë ngrirë asetet dhe u është ndaluar udhëtimi (për në vendet evropiane) është rritur në 277, kurse numri i kompanive të sanksionuara ka shkuar në 71.

Sanksionet e BE kundër Sirisë përfshijnë kufizime të investimeve, parandalimin e eksportit të pajisjeve teknike dhe teknologjisë, që mund të përdoren [nga regjimi] për të ushtruar presion ndaj popullit, si dhe embargon e naftës.



Lajme të ngjashme