Sektori turk i tekstilit prezantohet në panairin në Amerikë

Shoqata e Eksportuesve të Tekstilit Uludag (UTIB) mori pjesë në panairin “Premiere Vision Sport”, që u organizua gjatë datave 12-13 shkurt në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1360114

UTIB ndërmori një pjesëmarrje kombëtare në panairin “Premiere Vision Sport” për të rritur eksportin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompanitë turke pjesëmarrëse në panair prezantuan stofrat, aksesorët, veshjet sportive dhe këpucët e tyre për profesionistët e sektorit nga të katërta anët e botë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pavionin e Shoqatës së Eksportuesve të Tekstilit Uludag u shpërnda revista “Turkish Fashion Fabrics”, përgatitur për të promovuar në votë sektorin e stofrave turke, për të bërë që të zhvillohet imazhi i sektorit dhe të kthehet në një markë jashtë shtetit, të rrisë pjesën në sektorin aktual dhe për të rritur eksportin me vendet në synim.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vitin 2018 zunë vendin e tretë në botë në importin e tekstilit, zënë vend ndër vendet në objektivën e Turqisë për strategjisë së eksportit 2023.

Lajme të ngjashme