Venezuela padit SHBA-në në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Venezuela paditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime kundër njerëzimit.

Venezuela padit SHBA-në në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, aplikoi pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ndëshkimin e autoriteteve amerikane, të cilët i konsideron përgjegjës për sanksionet ekonomike unilaterale të imponuara ndaj vendit të tij dhe për krime kundër njerëzimit.

“Statistikat janë të dhëna të rëndësishme, të cilat tregojnë efektet e sanksioneve mbi popullin e Venezuelës. Bëhet fjalë për një sulm të përgjithësuar, masiv dhe sistematik kundër popullit tonë”, shkroi ai në rrjetin social “Twitter” duke e cilësuar aplikimin si “një ngjarje historike”.

Arreaza shtoi gjithashtu se viktimat bazë të këtyre sanksioneve të njëanshme janë civilët venezuelas.



Lajme të ngjashme