Turqi – Prodhimi industrial u rrit me 8,6% në dhjetor 2019

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank njoftoi se në dhjetor 2019 prodhimi industrial arriti rekordin 21-mujor, duke shënuar një rritje vjetore prej 8,6 për qind.

Turqi – Prodhimi industrial u rrit me 8,6% në dhjetor 2019

Të dhënat e indeksit të prodhimit industrial ministri Varank i vlerësoi përmes llogarisë së tij në «Twitter», ku ka shkruar se prodhimi industrial në dhjetor të vitit 2019 ka arritur rekordin e 21 muajve të fundit dhe ka regjistruar një rritje vjetore me 8,6 për qind.

"Ne jemi fokusuar për ta bërë të qëndrueshëm këtë trend rritës, ku rolin e lokomotivës e luan prodhimi. Ne po punojmë për një vit, në të cilin do të kemi përshpejtim të rritjes ekonomike, forcim të sektorit real dhe rritje të punësimit. Të gjithë përbërësit e indeksit në baza vjetore kanë shfaqur një trend pozitiv në fushat e të mirave kapitale, mallrat e ndërmjetme dhe teknologjinë e lartë, gjë që tregon se jemi në rrugën e duhur për të ardhmen”,- shkruan Varank në «Twitter».

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) publikoi të enjten rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin dhjetor [2019].

Sipas këtyre të dhënave, prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në dhjetor 2019 është rritur me 8,6% në krahasim me dhjetorin 2018, kurse në krahasim me muajin e mëparshëm [nëntor 2019] prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet sezonale dhe kalendarike ishte rritur me 1,9 për qind.

 


Lajme të ngjashme