Eksportuesit turq të tekstilit pjesëmarrës në panairet në Paris

Anëtarët e Shoqatës së Eksportuesve të Tekstilit Uludag morën pjesë në panairet “Premiere Vision Paris” dhe “Texworld Paris”, të cilat organizohen në kohë të njëjtë në kryeqytetin Paris të Francës.

Në deklaratën e bërë nga Shoqata thuhet se në këto panaire, në të cilat përcaktohen trendet për sezonin pranverë-verë 2021-2022 dhe ku ekspozohen një numër i madh i produkteve dhe grupeve të produkteve duke filluar nga lëkura e deri tek pëlhura, nga aksesorët e deri tek produktet e konfeksionit, marrin pjesë 290 kompani turke.

Në stendën e Shoqatës u shpërnda revista "Turkish Fashion Fabrics (TFF) Magazine", e cila është përgatitur me qëllim të promovimit të industrisë turke të pëlhurës në botë, për t’u bërë markë udhëheqëse jashtë vendit duke përmirësuar imazhin e sektorit, për të rritur pjesën e saj në tregjet ekzistuese dhe për të zhvilluar eksportet me vendet e synuara.

Lajme të ngjashme