Grupi Mapfre optimist për ecurinë pozitive të ekonomisë në Turqi

Antonio Huertas, president i kompanisë së famshme spanjolle të sigurimeve Mapfre, u shpreh të mërkurën i kënaqur nga puna dhe aktiviteti i firmës së tij në Turqi.

Grupi Mapfre optimist për ecurinë pozitive të ekonomisë në Turqi

Rezultatet e Mapfre-s për vitin 2019 u shpallën gjatë një konference shtypi në selinë e saj në kryeqytetin Madrid të Spanjës.

Fitimet e përgjithshme të kompanisë në fjalë shënuar një rritje me 15,2 për qind duke arritur në 609 milionë euro në 2019-n.

Kompania njoftoi se prodhimi i primeve (kontributeve) vitin e kaluar në Turqi ishte 448 milionë euro dhe si monedhë euro ka shënuar një rritje prej 6 për qind në aspektin e lirës turke në krahasim me një vit më parë.

I pyetur në lidhje me praninë e kompanisë në Turqi, presidenti i Grupit Mapfre u përgjigj me këto fjalë: “Ne jemi të kënaqur nga prania jonë në Turqi. Po vërehen rregullime pozitive në ekonomi. Ne jemi shumë optimistë për të ardhmen.”

Huertas theksoi gjithashtu se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në strategjitë e tyre për tregut turk në vitin 2020.

“Në Turqi jemi shumë të fuqishëm sidomos në sektorin automobilistik, por jo vetëm; ne kemi një prani të mirë edhe në sektorët e tjerë. Falë disa masave teknike, ne regjistruam të dhëna shumë të mira sidomos në gjysmën e dytë të 2019-s. Ekipi ynë në Turqi gëzon besimin tonë të plotë. Ne kemi një skuadër shumë të suksesshme, profesioniste dhe këtë do ta zhvillojmë edhe më shumë”, deklaroi ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme