Rusia dërgoi 1 miliard metra kub të parë të gazit natyror në Turqi

Kompania ruse e energjisë “Gazprom” njoftoi se është dërguar sasia e parë prej 1 miliardë metra kube të gazit natyror nëpërmjet tubacionit gazsjellës “Rrjedha Turke”.

Sipas deklaratës së bërë nga kompania “Gazprom”, 54 për qind të 1 miliardë metrave kub të gazit natyror janë dërguar në Turqi nëpërmjet tubacionit që filloi me punë muajin e kaluar, ndërsa 46 për qind në kufirin Turqi-Bullgari.

Në deklaratën e bërë nga “Gazprom” gjithashtu thuhet se tubacioni “Rrjedha Turke” që do të dërgojë 1 miliard metra kub të gazit natyror rus në Evropë nëpërmjet Turqisë, u përurua më 8 janar nga Presidentët Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin.

Lajme të ngjashme