Sektori turk i industrisë së transportit hekurudhor rriti eksportet për 147 për qind

Eksporti i mjeteve hekurudhor nga nëngrupet e sektorit të automobilave, që ishte 27 milionë 634 mijë dollarë në vitin 2018, arriti në 68 milionë 457 mijë dollarë në 2019-ën.

Sektori turk i industrisë së transportit hekurudhor rriti eksportet për 147 për qind

Eksportet e Turqisë të mjeteve të transportit hekurudhor gjatë vitit 2019 u rritën me 147 për qind.

Sipas informacionit të marrë nga Shoqata e Eksportuesve të Industrisë së Automobilisitikës Uludağ, eksporti i mjeteve hekurudhor nga nëngrupet e sektorit të automobilave, që ishte 27 milionë 634 mijë dollarë në vitin 2018, arriti në 68 milionë 457 mijë dollarë në 2019-ën.

Sektori, i cili eksportoi në 18 vende dhe në një zonë të lirë tregtare vitin e kaluar, arriti të eksportojë në 12 vende ku nuk dërgoi kurrë produkte në vitin 2018.

Sektori hekurudhor ka eksportuar 3.3 milion dollarë vitin e kaluar në Austri, Spanjë, Singapor, Rumani, Uzbekistan, Gjeorgji, Ukrainë, Kosovë, Libi, Jemen, Azerbajxhan dhe Kirgizi.

Përfaqësuesit e sektorit eksportuan 1 milion e 147 mijë dollarë në Maqedoninë e Veriut, ku mostrat u dërguan në vitin 2018.

Tajlanda renditet e para në listën e vendeve ku është bërë eksporti më i lartë në industrinë e mjeteve hekurudhore.

Eksportet në këtë vend në krahasim me vitin 2018 u rritën me 110 për qind dhe nga 15 milionë dollarë sa ishin arritën në 31 milionë e 695 mijë dollarë.

Ndërkaq eksportet për në Gjermani u rritën afërsisht 5 herë.

Eksportet në këtë vend janë rritur nga 110 mijë dollarë në 515 mijë dollarë.

 


Lajme të ngjashme