Vazhdon rimëkëmbja në ekonominë turke

Banka Qendrore të Turqisë (TCMB) ka publikuar arsyetimin e uljes me 75 pikë bazë të normës së interesit për ankandet e repos njëjavore (e njohur ndryshe si interesi i politikës së bankës).

Vazhdon rimëkëmbja në ekonominë turke

Banka Qendrore të Turqisë (TCMB) ka publikuar përmbledhjen e takimit të Këshillit të Politikës Monetare (PPK).

Në komunikatën e saj Banka thotë se vazhdon tendenca e rimëkëmbjes në ekonomi, si dhe nënvizon përmirësimin në parashikimin e inflacionit.

Banka thekson gjithashtu se qëndrimin e saj të kujdesshëm lidhur me politikën monetare do ta vazhdojë edhe në muajt në vijim.

Njoftimi i Këshillit të Politikës Monetare (PPK)  i referohet edhe rregullimeve [ligjore] mbi normën e rezervave të detyrueshme [minimale].

“Parashikohet që rënia e normës së interesave të vazhdojë të mbështesë rritjen e kredive”, sqaron Banka.

Në mbledhjen e parë të vitit 2020 Këshilli i Politikës Monetare (PPK) e uli me 75 pikë bazë normën e repos njëjavore duke e zbritur nga 12% në 11,25%.

 


Lajme të ngjashme