Turqia: Suficiti 12-mujor në llogarinë rrjedhëse arrin në 2,7 miliardë dollarë

Bilanci i llogarisë rrjedhëse të Turqisë në nëntor 2019 shënoi 2 miliardë e 725 milionë dollarë tepricë për periudhën 12-mujore, njoftoi të hënën Banka Qendrore e Turqisë.

Turqia: Suficiti 12-mujor në llogarinë rrjedhëse arrin në 2,7 miliardë dollarë

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) publikoi të dhënat e bilancit të llogarive rrjedhëse për periudhën nëntor 2019.

Sipas shifrave në fjalë, bilanci i llogarisë rrjedhëse të Turqisë pati një deficit prej 518 milionë dollarë në nëntor 2019, kurse teprica për periudhën 12-mujore [nëntor 2018 – nëntor 2019] arriti në 2 miliardë e 725 milionë dollarë.

Në nëntor të vitit 2018 bilanci (i llogarisë rrjedhëse) shënoi një tepricë prej 1 miliard e 41 milionë dollarë, por edhe pse në të njëjtën periudhë të vitit 2019 bilanci pati një deficit prej 518 milionë dollarësh, suficiti 12-mujor në llogaritë rrjedhëse ishte 2 miliardë e 725 milionë dollarë.

Të ardhurat neto nga zëri i udhëtimeve, që përbën një pjesë të madhe të llogarisë së shërbimeve, patën një fluks neto prej afro 1 miliard e 414 milionë dollarë, duke u rritur me 177 milionë dollarë krahasuar me nëntorin e vitit 2018. 

Parashikimi i ekonomistëve për periudhën nëntor 2019 ishte për 450 milionë dollarë deficit në llogarinë rrjedhëse.

 


Lajme të ngjashme