“Themelet e fabrikës për prodhimin e makinës elektrike turke hidhen së shpejti”

Është planifikuar që brenda disa muajve të hidhen themelet e fabrikës që do të ndërtohet në Gemlik/Bursa për prodhimin e makinës elektrike turke, tha të hënën ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank në përgjigje të pyetjeve të agjencisë AA.

Mustafa Varank tha se për momentin 100-150 makina prototip janë në fazën e prodhimit dhe disa prej tyre do të përdoren për testim.

Shpresojmë që uzina të nisë nga puna në fillim të vitit 2022 dhe deri në fund të këtij viti [2022] të ketë filluar edhe prodhimi në masë,- shtoi ai.

Sipas ministrit, deri në fund të vitit 2022, makina vendore mund të pajiset me Teknologjinë e Asistimit Holografik [panel ndihmës për drejtuesin e automjetit]. Kështu, makinat elektrike turke do të jenë modelet e vetme të këtij lloji në tregun botëror të pajisura me një panel holografik. "Ky sistem do të sigurojë avantazhe të mëdha në udhëtim dhe në drejtimin e automjetit,"- tha Varank.

Ministri Varank tha se ata po shqyrtojnë seriozisht një model për shitjen e makinave me porositë paraprake, por deri më tani nuk kanë pranuar porosi apo pagesa të tilla. Ndërsa në lidhje me çmimin e automobilit të Turqisë, Varank tha se në treg do të hyjnë me një çmim konkurrues me rivalët [prodhuesit e huaj të automjeteve elektrike].

Bateritë e automobilit do të jenë në gjendje që të karikohen me kosto të ulët për 7-8 orë. Nëse doni një karikim më të shpejtë, atëherë do të lindë nevoja për një infrastrukturë të tillë,- u shpreh Varank duke shtuar se ka nisur puna edhe për krijimin e stacioneve të karikimit të makinave elektrike.

"Deri në vitin 2022, kur makina të dalë në shitje, infrastruktura do të jetë gati," shtoi ministri.

Lajme të ngjashme