Ilham Aliyev: Azerbajxhani e ka mbështetur që prej fillimit projektin gazsjellës “Rryma Turke”

Në një intervistë me korrespondentin e televizionit shtetëror rus “Rossiya 24”, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi të hënën se vendi i tij e ka mbështetur që prej fillimit projektin gazsjellës “Rryma Turke”.

1332298
Ilham Aliyev: Azerbajxhani e ka mbështetur që prej fillimit projektin gazsjellës “Rryma Turke”

Duke shpjeguar se projektet energjetike të realizuara nga Rusia dhe Azerbajxhani nuk janë rivalë të njëri-tjetrit, Aliyev theksoi se me përfundimin e projektit “Korridori Jugor i Gazit” (SGC), 10 miliardë m3 gaz natyror do të transportohen nga Azerbajxhani në Evropë çdo vit.

“Ky është një vëllim i vogël në krahasim me atë prej 150-170 miliardë m3 që Rusia transmeton çdo vit. Prandaj «Korridori Jugor i Gazit» nuk është një projekt rival”, u shpreh presidenti azerbajxhanas.

Aliyev vlerësoi gjithashtu projektin “Rryma Turke”, që do të përcjellë gazin natyror rus në Evropë nëpërmjet Turqisë dhe që përbëhet nga dy linja me kapacitet 15,75 miliardë metra kub gaz natyror secila.

“Ne jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është projekti «Rryma Turke» për Rusinë dhe Turqinë. Që të dyja këto vende janë partnere të ngushta tonat. Bakuja e ka mbështetur që prej fillimit projektin «Rryma Turke». Po ashtu Azerbajxhani dhe Rusia mund të përdorin bashkërisht infrastrukturën e gazit natyror të ndërtuar në Turqi”, tha ai.

Ceremonia zyrtare e përurimit të projektit gazsjellës “Rryma Turke” planifikohet të realizohet më datë 8 janar në Stamboll.



Lajme të ngjashme