“Japan Airlines” do të japë bileta falas për turistët e huaj

“Japan Airlines” (JAL) do të dhurojë 50.000 bileta kthimi në fluturimet e brendshme për turistët e huaj që do të vizitojnë Japoninë në verën e vitit 2020.

1330742
“Japan Airlines” do të japë bileta falas për turistët e huaj

Kompania ajrore njoftoi se do të japë 50.000 bileta falas për fluturimet nga aeroporti Haneda (Tokio) dhe aeroporti Kansai dhe Itami (Osaka) për turistët e huaj, të cilët do të vizitojnë vendin nga 1 korriku deri në 30 shtatori, njofton agjencia e lajmeve “Kyodo”.

Oferta organizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Turizmit të Japonisë dhe ka për qëllim të nxisë të huajt që do të vizitojnë rajonet rurale të vendit në kuadër të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike që do të zhvillohen në vitin 2020 në Tokio.

Nga oferta (biletat falas) do të përfitojnë edhe anëtarët e programit të Japonisë për “besnikërinë e udhëtarit”.



Lajme të ngjashme