Gjermania thyen rekord në eksportin e armëve

Shitja e armëve dhe materialeve ushtarake në Gjermani për periudhën janar-15 dhjetor të këtij viti theu rekord duke arritur në 8 miliardë euro.

1330828
Gjermania thyen rekord në eksportin e armëve

Shitja e armëve dhe materialeve ushtarake në Gjermani për periudhën janar-15 dhjetor të këtij viti theu rekord duke arritur në 8 miliardë euro.

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës iu përgjigj interpelancës së Partisë së Majtë dhe deklaroi se qeveria në periudhën janar-dhjetor të këtij viti ka miratuar shitjen e armëve dhe materialeve ushtarake me vlerë 7 miliardë e 970 milionë euro.

Në këtë përgjigje nënvizohet se vendi ndër të cilit është bërë më tepër eksport në këtë fushë ka qenë Hungaria, vend i Bashkimit Evropian dhe anëtare në NATO. Berlini autorizoi shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ndaj Hungarisë me një vlerë prej 1 miliardë e 770 milionë euro.

Egjipti, që mbështet Arabinë Saudite, e cila udhëheq forcat e koalicionit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që luftojnë kundër shkeljet e të drejtave të njeriut dhe huthive në Jemen, zë vendin e dytë me 802 milionë euro pas Hungarisë kurse në vend të tretë vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 483 milionë euro.  

Ndërkaq 44,2% e shitjeve (rreth 3,52 miliardë euro) shkruan për vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe që nuk janë anëtare në NATO si dhe për vende që nuk shihen si aleate të Gjermanisë. Kjo shifër në vitin 2018 ishte 52,9%.

Berlini në vitin 2018 autorizoi shitjen e armëve dhe materialeve ushtarake me vlerë 5,3 miliardë euro. Në vitin 2017 kjo vlerë ishte 6 miliardë e 240 euro kurse në vitin 2015 ishte thyer rekord me një vlerë prej 7,86 miliardë euro.



Lajme të ngjashme